Kurti dhe Vuçiç takohen sot në Ohër për planin evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të zhvillojë një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ditën e sotme më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Takimi ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, në kuadër të dialogut mes dy vendeve.
Të dy liderët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim, i cili do të fillojë në orën 10:00.
Përfaqësuesi i Lartë i BE për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe i dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të zhvillojnë takime me secilin nga liderët, duke filluar nga ora 10:30.
Më pas, do të ketë një takim trepalësh. Takimi do të fokusohet në finalizimin për zbatimin e aneksit të planit evropian për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në fund të takimit do të ketë një deklaratë për mediat nga Borrell.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet