Avokati i nënës lehonë: Dianën e denoncoi ish-vjehrri, thanë që u largua nga banesa

18 Mars 2023 | 20:42

Anton Kosteri, avokati që është marrë me çështjen e Diana Bahçjas tha në një intervistë për “Review” në Euronews Albania se 25-vjeçarja u denoncua nga ish-vjehrri.

E reja e cila u arrestua duke lënë foshnjën 8-ditëshe në shtëpi, tashmë është liruar nga burgu. Gjykata e shkallës së parë në Tiranë i ka vendosur një gjobë në vitin 2020 prej 2 milionë e 500 mijë lekë të vjetër, duke ia konvertuar në 50 ditë burg. Arsyeja e gjobës është braktisja e fëmijës që Diana ka nga martesa e parë.

“Ne kemi arritur të gjejmë vetëm 2 vendime të gjykatës. Vendimin e vitit 2020 që e ka dënuar me gjobë fillimisht për veprën penale të braktisjes së fëmijës së mitur dhe më pas vendimin e konvertimit. Ajo është denoncuar në datën 9 qershor të vitit 2017 në komisariatin e policisë Mat. Aty ka filluar procesi, e ka denoncuar konkretisht, ish-vjehrri i cili ka pretenduar që Diana është larguar nga banesa në mënyrë të papritur dhe ka lënë fëmijën e mitur 8 muajsh. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe ish-vjehrra e më pas është konfirmuar dhe nga ish-bashkëshorti, që në fakt në momentin kur pretendohet se Diana është larguar nga banesa, ai nuk ka qenë në Shqipëri, por në emigrim në Greqi për arsye ekonomike,” – u shpreh avokati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026