115 vjetori i luftës së Mashkullorës/ Në Gjirokastër, homazhe në nder të luftëtarëve
Në 115-vjetorin e Luftës së Mashkullorës dhe betejës antiosmane të zhvilluar nga çeta patriotike e Çerçiz Topullit, në Gjirokastër janë zhvilluar një sërë aktivitetesh.
Në memorialin në përkujtim të kësaj ngjarje historike, në fshatin Mashkullorë u zhvillua një aktivitet homazh në nderim të luftëtarëve patriot të cilët në 18 mars 1908 shënuan një prej betejave të rëndësishme në prag të Shpallljes së Pavarësisë.
“Lufta e Mashkullorës bëri jehonë jashtë kufijve të Shqipërisë. Ka mbetur në historinë e Shqipërisë si një ngjarje e pakrahasueshme sepse luftohej 7 luftëtarë me 150 ushtarë turq. Prandaj fshati ynë e përkujton çdo vit këtë luftë, trimat e kësaj lufte. Hajredin Tremishtin që dha jetën këtu, 100 metra mbi ne dhe të tjerët të cilët luftuan gjithë jetën e tyre për lirinë e Shqipërisë”- shprehet Petro Qirko, historian.
Banoret tregojnë sesi janë zhvilluar ngjarjet, çfarë kanë dëgjuar nga të parët.
“Siç dihet çeta e Çerçiz Topullit që kreu disa aksione si në Korçë, edhe këtu në Gjirokastër për vrasjen e bimbashit erdhi këtu në Mashkullorë u strehua duke u gdhirë, në 17 mars ajo rrethohet dhe në 18 mars çan rrethimin dhe varet këtu poshtë dhe futet në haur. Ishin 6 burra që u futën këtu në haur. Nga këta 6 burra, përpara këtu, as 50 metra u vra Hajredin Tremishti Forcat turke ishin të gjitha këtu përballë dhe ishte kapedan Çerçiz Topulli, me Zeman Mashkullorën, me Asllan Starjen që u futën të parët në haur dhe sprapsën sulmin. Dihet që kjo betejë përfundoi me 20 të vrarë dhe të plagosur”-nënvizon Zabit Ahmeti, banor i Mashkullorës.
Pjesë e aktiviteteve të zhvilluara ishte edhe çelja në mjediset e Muzeut të Armëve, të ekspozitës arkivore ku nëpërmjet fotografi dhe dokumenteve historike u prezantua veprimtaria atdhetare e çetës së Çerçiz Topullit dhe kontributi i saj në luftën për çështjen kombëtare.
LEXONI GJITHASHTU:
Qytetarët marshim në rrugët e Tiranës, protestë para komisariatit nr. 3: Lironi çunat (VIDEO)
Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë
Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës