23-vjeçari me sindromën Down: Nuk munda të studioja për sporte, nuk u pranova
Gersi, 23-vjeçari me sindromën Down tha se dëshira e tij ishte të futej në universitetin e Sporteve për të studiua, por aty hasi disa probleme.
I ftuar në emisionin “Good Morning Albania”, ai tha se arsyeja sepse nuk u pranua ishte mungesa e kuotave.
“Në fakt Emanula ka të drejtë sepse unë kam hasur problematik te universiteti i sporteve. Doja të vazhdoja te Universtiteti i Sporteve, por aty hasëm disa probleme. E para nuk na thanë kuotat. Thanë që nuk kishin kuota. Pastaj aty na kërkuan edhe një test fizik, por unë nuk mund ta bëj këtë”,-tha për Euronews Albania, Gersi Troka.
Ndërkohë nëna e 23-vjeçarit tha se problemi nuk është vetëm te kuotat, por autonomia e universitetit i lejon ata të luajnë një lloj ‘ping-pongu’ me Ministrinë e Arsimit.
“Problemi i autonomisë së universitetit i lejon ata të luajnë ping-pong me ministrinë e Arsimit, se ministria e arsimit thotë që është autonomia e universiteti, ndërsa universiteti thotë se është detyrë e ministrisë që të caktojë kuota për aftësinë e kufizuar intelektuale, sepse për aftësinë e kufizuar fizike ka kuota, por për aftësinë e kufizuar intelektuakle, jo”-tha për Euronews Albania nëna e 23-vjeçarit me sindromën Down.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta