“Luftoja me të pamundurën”, flet e ëma e 23-vjeçarit me sindromën Down
Mirela Troka, e ëma e Gersi Trokës, kampionit të notit me sindromën Down, ka treguar për vështirësitë që ka kaluar për trajtimin e kësaj sëmundjeje të djalit të saj.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Mirela tha se fillimi ishte mjaft i vështirë, pasi 23 vite më parë, kur u lind Gersi, nuk kishte informacione të shumta për sindromën Down.
Mirela shtoi se ajo ka luftuar me veten e saj dhe donte të bënte të pamundurën që Gersi të zhvillohej.
“Filllimet kanë qenë të vështira. Nuk kishim informacion sesi trajtohen personat me sindromën Down, kemi bërë me ndihmën e familjes. Kemi studiuar çdo gjë, çfarë mund të bëhet më mirë. Pak e vështirë, bëhet fjalë 23 vite më parë.
Ishte e vështirë,në ato kohëra nuk ka pasur këtë zhvillim për mënyrën e trajtimit të personave me sindromën Down. Luftoja me veten time dhe thoja që do bëja të pamundurën që Gersi të arrinte zhvillimin e tij”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës