Rama takime me liderët politikë në Greqi: Zgjidhim çështjet e lëna pezull

21 Mars 2023 | 14:18

Në vizitën që zhvilloi në Athinë, kryeministri Edi Rama u takua me liderët e shtetit fqinj. Ministri i Jashtëm, Nikos Dendias tha se Greqia e sheh Shqipërinë si një mike të afërt dhe së shpejti, anëtare të Bashkimit Europian.

Greqia e sheh Shqipërinë si një mike të afërt, deklaroi ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, në fjalën që mbajti në ekspozitën e çelur në Athinë nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.

“Përzgjedhja e Zapion Megaron për ekspozitën, mbart një simbolikë shumë të fortë dhe të qartë. Ky është pikërisht vendi ku në vitin 1979 u nënshkrua Traktati i Anëtarësimit. Ky është pasqyrimi si e shohim ne Shqipërinë. Një fqinje, një mike të afërt dhe më lejoni të them, shpresoj që së shpejti edhe si pjesë e familjes sonë të përbashkët”, theksoi ai.

Ndërsa në takimin me presidenten greke, Katerina Sakellaropoulou, Rama u shpreh optimist për zgjedhjen e çështjeve të lëna pezull, përfshirë çështjen e detit.

“Jam shumë optimist se pikërisht në këtë klimë do të zgjidhim më së miri të gjitha çështjet e lëna pezull mes dy vendeve. Edhe dakortësia për t’ju drejtuar një pale të tretë për zgjidhjen e çështjes së detit, tregon se jemi në rrugën e duhur për t’i dhënë zgjidhje problemeve”,u shpreh ajo.

Gjatë vizitës në Athinë, Rama u takua edhe me kreun e Kuvendit të Greqisë, Konstandinos Tasoulas.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026