“Çështje orësh”, gazetari: SPAK-u do kërkojë arrestimin e Arben Ahmetajt
Gazetari Poli Hoxha thotë se brenda disa orësh, Prokuroria e Posaçme (SPAK) do kërkojë arrestimin e ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.
Në një intervistë për Euronews Albania, Hoxha u shpreh se do të protokollohet kërkesa për arrestim, e cila më pas do të shqyrtohet nga komisioni i mandateve.
“Unë mendoj që çështje orësh, edhe ditët janë shumë, SPAK-u atë që nisi javën e aluar, do dorëzohet ajo që u nis rrugës, që u hapën zyrat e Kuvendit para pak ditësh dhe pritën deri në 12 të natës, pasi u njoftuan se procedura është se njoftohet Garda dhe protokolli pret kërkesën; besoj që do shkojë të protokollohet kërkesa për arrestim, e cila i kalon pastaj komisionit të mandateve”, theksoi ai.
Arben Ahmetaj është marrë zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se emri i ish-zëvendëskryeministrit është shënuar në regjistrin e personit ndaj të cilit po zhvillohen hetime për tre vepra penale si “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.
Në dokumentin e siguruar nga Euronews Albania, bëhet me dije se shtetasja e Erjola Hoxha nuk ka lidhje me hetimin që po bëhet nga prokuroria. Sipas SPAK kontrolli në banesën e saj lidhet me faktin se është bashkëjetuesja e ish-zëvendëskryeministrit dhe lidhjeve që ka me të.
Ahmetaj po hetohet nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me përfshirjen e tij në çështjen e inceneratorëve.
Pak ditë më parë, ai kundërshtoi kontrollet e ushtruara në banesën e bashkëjetueses së tij, si dhe banesën e ish-gruas.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren