Beteja me padi në KQZ, Berisha-Alibeaj ankimojnë në KAS dhe Kolegjin Zgjedhor
Pas Gjykatës dhe Parlamentit, përplasja mes dy grupeve në Partinë Demokratike po vijon në KQZ dhe Kolegjin Zgjedhor.
Aktualisht janë tre padi që dy grupimet kanë bërë ndaj njëra tjetrës në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ dhe në Kolegjin Zgjedhor.
Avokatët e palës së Sali Berishës kanë paditur në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS-it që vendosi për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 majit me kryetar në detyrë Enkelejd Alibeajn. Vendimi që pasoi, pra regjistrimi i Partisë Demokratike me kryetar Alibeajn nga Komisioneri Celibashi, është ankimuar gjithashtu nga Berisha.
Ndërkohë përfaqësuesit e Alibeajt në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë kundërpërgjigjur duke ankimuar në KAS regjistrimin e koalicionit Berisha-Meta, “Bashkë Fitomë”, me pretendimin se përfshirja e Partisë Demokratike në dokumentet e këtij koalicioni është bërë në mënyrë të paligjshme.
Sipas Procedurës, brenda 10 ditësh Kolegji pritet të shprehet për këtë padi, ndërkohë që gjatë kësaj jave pritet të vendoset se kur do mblidhet KAS-i.
Gjithsesi kjo përplasje juridike në KQZ nuk pengon regjistrimin e kandidatëve të të dyja palëve nëse kërkesave çohen brenda afateve që parashikohen në Kodin Zgjedhor.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë