Simbolika e Nevruzit| Samarxhi: Kur foshnja femër therej, Imam Aliu luftoi për jetën
Ferdinant Samarxhi, zëdhënësi i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve ka zbuluar simbolikat e festës së Sulltan Nevruzit.
Në një intervistë të dhënë për emisionin “Goodmorning Albanians” në Euronews, Samarxhi, tha se kjo ditë simbolizon gjallërimin e natyrës, por kremtohet gjithashtu dhe lindja e Imam Aliut.
Sipas tij, Imam Aliu është prijësi që luftoi për jetën njerëzore dhe kundër therjes së foshnjave vajza në periudhën e obskurantizmit mesjetar.
“Sot Bektashinjtë e kremtojnë ditën e natyrës, por dhe ditën e lindjes së Imam Aliut. Imam Aliu është themeluesi i familjes së Elibetit. Kremtojnë këtë ditë për këtë njeri të madh, për këtë shenjtor dhe prijës të paqes, i cili në periudhën e mjegullnajës obskurantiste, ku foshnja femër therej ose groposej e gjallë, Imam Aliu luftoi për lirinë dhe demokracinë e jetës njerëzore, që fëmija të rritje që gruaja të kishte të drejta me burrin. Luftoi për besimin islam që më parë besohej në pemë dhe në gurë dhe që njerëzit ishin të çoroditur nga mjegullnaja e kohës. Profeti Muahmed e quan njeri të madh dhe ideologun e gjithë Rilindjes botërore”, tha Samarxhi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 15:33 Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte
- 15:19 Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
- 15:12 Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit
- 15:03 Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim
- 14:49 Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
- 14:45 Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)