“Do ju hedh në erë” Kërcënoi shkollat në Shkup, kallëzohet për terrorizëm 15-vjeçari
Ministria e Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka kallëzuar penalisht për terrorizën një adoleshent 15-vjeçar.
Sipas hetimeve të kryera në Maqedoninë e Veriut, rezulton se 15-vjeçari ka dërguar shkrime kërcënuese me e-mail për shpërthime me bombë në disa shkolla në Maqedoninë e Veriut.
Edhe pse kërcënimet kanë rezultuar të rreme, ndaj 15-vjeçarit është bërë një kallëzim penal për terrorizëm.
“Më datë 24.02.2023, i mituri i raportuar ka krijuar një adresë emaili duke përdorur celularin e tij dhe po të njëjtën ditë duke përdorur kompjuterin e tij laptop, nga shtëpia e tij ka dërguar një mesazh me përmbajtje kërcënuese në adresën elektronike zyrtare të një shkolle të mesme në Shkup, që pas kontrolleve rezultoi i rremë”, njoftojnë autoritetet maqedonase.
Gjithashtu MB shton:“Në të njëjtën kohë, për të fshehur aktivitetet e tij gjatë dërgimit të mesazhit, i mituri ka përdorur një aplikacion VPN. Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga Sektori për krime kompjuterike dhe kriminalistikë digjitale, është konstatuar IP adresa e përdorur, pronar i së cilës është babai i të miturit, dhe në bazë të urdhëresës për bastisje në shtëpi të lëshuar nga Gjykata Themelore Penale Shkup, është bërë bastisje në shtëpinë e prindit të të miturit, nga ku është konfiskuar përkohësisht telefoni celular, karta SIM dhe kompjuteri laptop në përdorim të të miturit. Nga ekspertiza e kryer është konstatuar se e njëjta adresë elektronike në disa raste është përdorur për dërgimin e mesazheve me përmbajtje kërcënuese në disa shkolla në territorin e qytetit të Shkupit nga celulari dhe nga kompjuteri laptop”, thonë nga MPB.
LEXO GJITHASHTU:
- Bie frika e krizës nga lufta: Gruri, nafta, energjia, jo më të shtrenjta
- Ulet ndjeshëm importi i kafesë, shqiptarët më pak para për bare dhe restorante
- EMRI | Korrupsion me tokat, burg për ish-inspektorin e ATP
LEXO GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit