Bogdani: Vendimet e KQZ-së dhe KAS-it të përkohshme, vendos Kolegji Zgjedhor

23 Mars 2023 | 14:25

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani thotë se vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), në lidhje me vulën dhe logon e kësaj force politike, janë të përkohshme.

Në një intervistë për Euronews Albania, Bogdani u shpreh se në çdo proces zgjedhor, fjalën e fundit ndaj çdo ankese e ka Kolegji Zgjedhor.

“Kam përshtypjen që e gjitha është thjesht një show dhe një zhurmë për të vazhduar zallamahinë e kësaj situate të momentit. Edhe nëse janë marrë këto vendime nga KQZ dhe KAS, janë vendime që janë të përkohshme. Në çdo proces zgjedhor, fjalën e fundit ndaj çdo ankese e ka padiskutim Kolegji Zgjedhor.

Këto janë artifica të KQZ për t’i hedhur më shumë benzinë zjarrit, kësaj frymës së përçarjes. Është diçka që do marrë zgjidhje në Kolegjin Zgjedhor”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024