Inceneratorët/ Berisha: Ahmetaj ndër përgjegjësit kryesor, por Rama “koka e krimit”

23 Mars 2023 | 14:48

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur sot në Kuvend për inceneratorët.

Ai tha se Arben Ahmetaj është fajtor por kjo aferë sipas tij nuk mund të bëhej pa Edi Ramën, të cilin e konsideroi kokën e krimit.

“Arben Ahmetaj është përgjegjës ndër më kryesorët në aferën e tmerrshme të djegësve. Arben Ahmetaj ka firmën në transferimin e fondit të emergjencës për Elbasanin dhe Fierin. Arben Ahmetaj ka miratuar me siglim dhe me firmë të gjithë procedurat anti ligjore,. Arben Ahmetaj ka qenë i lidhur si mishi me thoin me Mirel Mërtirin dhe Klodjan Zoton.

Por duhet të themi këtu se krye autori i aferës 600-700 milionëshe në total nuk mund të realizohej vetëm me firmën dhe insistimin e Arben Ahmetajt. Edi Rama është përgjegjësi numër 1 dhe autori kryesor i kësaj me afere”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026