“Alibeaj është i vetmuar, nuk i ka 61 kandidatë”, Ndoka: I trishtuar që arritëm këtu
I ftuar në Euronews Albania, kreu i PDK Nard Ndoka tha se arsyeja se pse Enkeled Alibeaj ftoi kandidatët e primareve t’i bashkohen në zgjedhje është sepse ai vetë nuk i ka 61 emra për kandidatë bashkish.
Ai tha se Alibeaj është njeri i vetmuar që nuk krijon besueshmëri te kolegët e tij. Nard Ndoka shtoi gjithashtu se atij i vjen keq që situata mes demokratëve ka shkuar deri këtu, por Alibeaj ka treguar se është peng i Ramës.
“Enkelejd Alibeaj është një peng i Ramës, ai nuk pati tentativa reale. Në momentin që atij ia dhuroi Rama vulën dhe logon, ai mund të negocionte edhe me Partinë Demokrate te selia, për politikën, për zgjedhjet lkokale, për vazhdimësinë, për pjesën programore, për futjen e fraksionit. Kishte mundësi të përgatiste një platformë që ne ta besonim se ky e ka seriozisht.
Ai nuk ka platformë politike. Ai nuk ka njerëz për kandidatë, nuk i ka 61 kandidatë. Detyra e tij politike nuk është të bëjë ftesë por të thotë se i ka 61 kandidatë. Edhe ai duhet të kishte zhvilluar primaret siç është rregulli. Unë trishtohem pse shkuam deri këtu. Lulzim Bashën e kupton në atë vorbullën e tij, halli i tij është i madh, por Alibeajn nuk e kuptoj.
Nuk arrij ta mirëkuptoj, se është tjetër kur ke një marrëdhënie, detyrime politike, miqësore. Po ky se ka prej tyre, ky për fat të keq është i vetmuar edhe në aspektin njerëzor edhe në atë politik. Nuk është tip që ngjall besim e rrezatim edhe te kolegët e tij”,-tha Nard Ndoka.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat me Izraelin janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar