“Asnjë koment për PD!”, Besjan Ajazi: Qytetarët e kanë të qartë kush punon për ta
Kandidati socialist për bashkinë e Gramshit Besjan Ajazi tha për Euronews Albania se ai nuk ka asnjë komet për të bërë rreth kundërshtarit politik, pasi sipas tij, të gjithë qytetarët e Gramshit e kanë të qartë se kush ka punuar për ta.
Sipas Besjan Ajazit qytetarët e Gramshit do të votojnë Partinë Socialiste, pasi kjo forcë politike gjithmonë ka menduar për ta. Po ashtu ai ka shtuar se pret që fushata të jetë e qetë dhe pa incidente.
“Për kundërshtarin politik nuk kam asnjë koment asnjë fjalë, ata do bëjnë punën e tyre. Në Gramsh të gjithë e kanë të qartë se kush është forca politike që punon, që di të punojë dhe që e ka treguar me fakte, ajo është Partia Socialiste dhe të zgjedhurit ndër vite të partisë Socialiste që e kanë bërë Gramshin sot.
Situata në Gramsh është karakterizuar gjithmonë nga një fushatë e qetë dhe pa incidente. Unë kam dalë pa bërë ende dy vite nga një fushatë tjetër ku gjithçka shkoi me qetësi. Nuk është Gramshi dhe asnjë bashki e qarkut të Elbasanit nuk do të ketë problematika në këto zgjedhje. Qytetarët e qarkut të Elbasanit e kanë të qartë se kush është forca politike që i përfaqëson realisht ata dhe që mendon dhe punon për qytetarët, që padyshim është Partia Socialiste”,-tha Besjan Ajazi.
LEXONI GJITHASHTU:
Arrestimi i Jorgo Goros/ Burimi: Ti sekuestrojnë pasurinë, burgu s’i bën gjë
Arrestimi i Jorgo Goros/ Analisti: SPAK po tregon se s’ka komplekse!
“Merre ose lëre”- Eksperti: Çfarë do të thotë për Ballkanin nëse rikthehet Trump
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut