EMRAT/ 5 deputetë të PD bojkotuan votimin për Bejkon si kandidat për Tiranën
Pesë deputetë nuk kanë votuar për Roland Bejkon që të dalë kandidat për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit.
Gazetarja e Euronews Albania, Lusi Përgjegji, bën me dije se kanë bojkotuar procesin e votimit, Gazment Bardhi, Dhurata Çupi, Oriola Nebiaj, Jonila Godole dhe Jorida Tabaku.
Ndërkohë pro Bejkos kanë votuar 10 persona. Sakaq Indrit Sefa, Endri Hasa dhe Joela Hamati, kanë votuar abstenim.
Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur sot që Roland Bejko, njëri prej anëtarëve brenda radhëve të saj, të jetë emri si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë.
Në Tiranë Bejko do të jetë përballë Belind Këlliçit nga PD e Sali Berishës dhe Erion Veliajt nga PS.
Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme PS zyrtarizoi kandidatët e saj në 61 bashki, ndërsa Sali Berisha i cili i ka nxjerrë kandidatët nga primaret, miratoi listat e kandidatëve për këshilltarë të koalicionit opozitar. Pjesën më te madhe e ka marrë Berisha, ndërkohë që vetëm 240 pozicione kanë shkuar për Metën dhe 20 pozicione për PBDNJ.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq