“Gjermanët nuk duan të punojnë kamionistë”, Hoxha: Shqiptarët po, por ka kritere…

27 Mars 2023 | 09:04

Kamionisti Hysni Hoxha tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se gjermanët nuk duan të punojnë si kamionistë.

Sipas tij shqiptarët duan t’i shfrytëzojnë këto pozicione, por për t’u punësuar ka disa kritere.

“Kanë qejf, por problemi është që ata lejen e kanë njohur, thjesht është një kod, kodi 95, atë nuk e kanë njohur. Në Gjermani pa kodin 95 nuk ke të drejtë të ngasësh një kamion,” – u shpreh Hoxha i cili tregoi se ka pasur shumë interes nga shoferë kamioni për t’u punësuar.

Nis sot në Gjermani ajo që mund të konsiderohet si greva më e madhe në tre dekada, e cila do të lërë miliona njerëz pa transport të rregullt dhe rrugët për qarkullimin e makinave do të bllokohen.

Udhëtimet nga ajri dhe toka në Gjermani do të bllokohen, po ashtu edhe transporti publik, pasi në mesnatën e kësaj të hëne ka nisur një grevë masive në kryeqytet dhe zona të tjera. Mediat e huaja raportojnë se trenat nuk do të lëvizin pothuajse fare, vetëm ai në Berlin do të funksionojë nga aeroporti. Transporti publik duhet të ndalojë gjithashtu në shtatë nga gjashtëmbëdhjetë provincat.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024