Fuqia e Shqipërisë, ja sesi mund të ndihmojë Kosovën. Eksperti zbardh planet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti një ditë më parë vizitoi Tiranën.
Kreu i qeverisë së Kosovës u prit nga krerët më të lartë të shtetit shqiptar dhe në qendër të takimeve ishin bisedimet Kosovë-Serbi.
Analisti Gazmir Raci tha në një intervistë për Euronews Albania se roli i Shqipërisë në ndihmë të Kosovës mund të jetë i madh dhe i padiskutueshëm.
Sipas tij, kontributi më i madh do të mund të ishte në kuadër të NATO, nëse nis partneriteti për paqen, ku Shqipëria mund ta ndihmonte shumë Kosovën nga përvoja e drejtpërdrejtë që ka në aleancë.
“Kontributi më i madh do të mund të ishte në kuadër të NATO; nëse fillojmë procesin e partneritetit për paqe Shqipëria do ndihmonte shumë nga përvojë e saj e drejtpërdrejtë. Në rrugën e aplikimit të vendit kandidat në BE, Shqipëria e ka të gjithë dokumentacionin e përkthyer në shqip dhe kjo do të ishte ndihma më e madhe që i është dhënë Kosovës. Shqipëria duhet të jetë proaktive në të gjitha 5 vendet mosnjohëse e me të cilat Shqipëria ka marrëdhënie të shkëlqyera diplomatike, sidomos ndaj Spanjës që ka një mungesë të theksuar vullneti për bisedime me Kosovën”, tha Daci.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut