“Këlliçi tha se do bëjë transportin falas”, Ngjela: E premtuan komunistët, s’bëhet
Avokati Spartak Ngjela tha se premtimi i bërë nga Belind Këlliçi, i cili tha se nëse do fitonte zgjedhjet qytetarët e Tiranës do të përfitonin transport publik falas, është një premtim i cili është bërë më herët nga komunistët në perëndim.
Sipas avokatit ky premtim nuk është i mundur të realizohet pasi shteti nuk ka buxhet të mjaftueshëm. Ai tha se sërish do të paguanim, ndonëse mbase me anë të taksave.
“E kanë përdorur partitë komuniste në perëndim. Çdo të thotë falas? Nuk njohin shtetin. Domethënë do ta paguajë buxheti i shtetit. Paguan taksa ti? Edhe unë. Do e paguajmë ne. Ku ka pa pagesë?! E kuptoni se ku janë? Nuk bëhet ajo, kanë dashur ta bëjnë komunistët në perëndim dhe demokristianët talleshin. Se ku do i gjejë shteti? Nuk ka rëndësi funksionon apo nuk funksionon si premtim, por kur të vijë kohë nuk e realizon dot”,-tha për Euronews Albania avokati Spartak Ngjela.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta