“Absurde”, gazetari ‘godet’ Alibeajn: Iu ngjall oreksi, po lini logon e PD në sirtar

27 Mars 2023 | 21:31

Gazetari Reldar Deda ka komentuar situatën brenda PD-së.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai e konsideroi absurd faktin që në disa qarqe PD nuk ka kandidat për kryetar bashkie.

Më tej gazetari nënvizoi se gjithë problemi në PD qëndron te pamundësia për t’u përfaqësuar në zgjedhjet e 14 majit.

“Është absurde që logoja e PD-së në disa qarqe të vendit nuk ka kandidat. Problemi qëndron te pamundësia për t’u përfaqësuar në zgjedhje. Kjo për shkak të frakturës që ka krijuar Berisha dhe për shkak të frakturës që po krijohet brenda PD zyrtare, për shkak të ngjalljes së orekseve të dy tre personazheve. Po lënë logon e PD-së në sirtar. Ne nuk duhet të kërkojmë bashkimin në bazë të hipokrizisë”- tha Reldar Deda.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026