Plasin të qeshurat me Iva Tiçon: Këngëtarët klasikë nuk zihen sepse ruajnë zërin
Gazetarja Iva Tiço tregoi në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se në përgatitje të festivalit “Marie Kraja” ka zbuluar disa veçori të këngëtarëve klasikë.
Ajo tha se nëse në botën e shoë biz-it zënkat janë të zakonshme, këngëtarët klasikë nuk zihen sepse ruajnë zërin.
“Në botën e operës janë të paqtë sepse duhet të ruajnë zërin. Nuk do të zihen kurrë sepse ndryshe do ta shkatërronin dhuratën që u ka falur Zoti,” – u shpreh Tiço.
16 zëra të rinj operistikë nga e gjithë bota do të ngjiten në festivalin më të madh shqiptar, kushtuar këngës operistike. “Marie Kraja”, edicioni i nëntëmbëdhjetë do të zhvillohet në datat 29, 30 dhe 31 Mars.
Festivali “Marie Kraja”, i dedikohet zërit, ndaj dhe aplikimet për të qenë pjesë e këtij festivali, kanë qenë të shumtë. Mbi 300 aplikime, nga e gjithë bota, për ti dhënë fokus, promovimit të talenteve të reja. Ky edicion i 19 do të jetë nën moderimin e Enkeleda Kamani.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje