Kreu i Komunës së Preshevës: Albin Kurti ‘non grata’ nga SHBA, s’është bërë zyrtare
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti është shpallur “Non Grata” nga SHBA, edhe pse kjo gjë nuk është bërë zyrtare ende.
Në një intervistë për Euronews Albania, Arifi nënvizoi se Kurti nëpërmjet formave të ndryshme ka bërë politika që kanë qenë në dëm të shqiptarëve të Preshevës.
“Për mua ka qenë e qartë që kjo marrëveshje do të realizohet. Pikëpamjen ia tregova dhe Osmanit. Albin Kurti në SHBA edhe pse nuk është zyrtarizuar është një person ‘non grata’. Mirëpo ne kërkojmë vazhdimësi, që të kemi të drejta nga qeveria dhe Kushtetuta e Kosovës.
Duhet të jetojmë të lirë, në bazën e perspektiva ekonomike, të përdorim simbolet kombëtare. Kam qenë gjithmonë kritik ndaj vetëvendosjes. Në tre vitet e fundit Kurti në forma të ndryshme ka ndërhyrë në dëm të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta