Ku është floriri i Kërrabës?| Protestë para SPAK-ut nga Unioni i Shoqërisë Civile

29 Mars 2023 | 12:23

Unioni i Shoqërisë Civile po mban këtë të mërkurë një protestë të heshtur para SPAK-ut.

Çfarë bëjnë përshtypje janë pankartat e tyre me mesazhe drejtuar Prokurorisë së Posaçme.

“Ku është floriri i Krrabës? Ku shkuan milionat e vjedhura të Rrugës së Kombit? Kush ja fali detin Greqisë? Pse nuk vepron politika shqiptare në mbrojtje të të drejtave kombëtare e njerëzore të shqiptarëve në rajon e botë? Kush e vrau Remzi Hoxhën? Duam trupin! Pse e vranë Kosta Trebickën? A ka prapaskena politike dekorimi nga kisha greke i dy kryeministrave të Shqipërisë?”

Ishin këto më sipër disa nga pyetjet e shkruara në pankartat që mbanin në dorë anëtarët e Unionit të Shoqërisë Civile.

“Objekt i kësaj proteste është nxitja e mbështetja e punës së Institucioneve të drejtësisë e veçanërisht të Strukturës Antikorrupsion, në drejtim të hetimit, zbulimit e ndëshkimit të krimeve, të krerëve më të lartë të politikës e drejtësisë shqiptare, në këto 30 vite demokraci. Qytetarët shqiptarë kërkojnë me insistim, që ata politikanë që kanë vjedhur e kanë vënë dorë mbi pasurinë e popullit, të hetohen, të çohen në sallën e gjyqit, tu konfiskohet pasuria e të dënohen për fajet që i kanë bërë popullit shqiptar…”, thuhet në njoftimin e Unionit të Shoqërisë Civile dhe këshillit organizativ të Kuvendit Kombëtar shqiptar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026