“Prisni dy ditë”, Belind Këlliçi paralajmëron Veliajn: Ja hapi i madh që do marr

29 Mars 2023 | 22:06

Belind Këlliçi i cili garon për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit tha se brenda dy ditëve do të bëjë adresimin e një prej problemeve më të mëdha të kryeqytetit.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania ai tha se Tirana nuk e ka luksin të ketë apartamente fantazmë dhe një stok prej 40.000 apartamentesh të pashitura, siç ka aktualisht e për të cilat Këlliçi akuzon kryebashkiakun aktual Veliaj.

“Në ditët në vijim në mos nesër pasnesër do të bëj publike një masë që do të lidhet drejtpërdrejtë me apartamentet vakante në Tiranë. Kur kryetari aktual i bashkisë u zgjodh kryetar bashkie në 2015, ka deklaruar se ishte kundër ndërtimit sepse ishte një stok prej 8000 apartamentesh, që pa u shitur një herë këto ai nuk do të jepte leje ndërtimi.

Sot e dimë ai ka dhënë  6.1 milionë leje ndërtimi beton dhe stoku ka vajtur nga 8.000 në 40.000. për këtë unë pa diskutim do të ndërmarr një masë që do ta bëj publike, në mos nesër të premten, sepse dua të jem shumë korrekt me atë masë që dua të marrë. Tirana nuk e ka luksin të ketë apartamente fantazmë , një stok kaq të madh apartamentesh të pabanuara dhe të vazhdojnë të jepen leje”, tha Belind Këlliçi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtyhet certifikimi i zgjedhjeve në Kosovë, ankesat e kandidatëve të PDK-së bllokojnë procesin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të duhet të presë edhe më gjatë për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë. Vetëm një...
17:21 | 29/06/2026

Katër liqene, natyrë dhe ushqime bio! Funari, perla e fshehur e Elbasanit që po tërheq turistë nga Shqipëria dhe Europa

Larg zhurmës së qytetit dhe temperaturave përvëluese, Funari, vetëm pak kilometra nga Elbasani, po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një nga destinacionet më të...
17:16 | 29/06/2026

INSTAT publikon shifrat: Ekonomia u rrit me 3.7% në tremujorin e parë të vitit 2026

Ekonomia shqiptare vijoi të rritet edhe në tremujorin e parë të vitit 2026, madje me një ritëm të përshpejtuar krahasuar me të njëjtën periudhë të...
17:08 | 29/06/2026