Mentor Kikia: E majta ka kapur ekstremin e së djathtës, privatizoi gjithçka…

29 Mars 2023 | 21:45

Gazetari Mentor Kikia tha se për të është më me interes të dëgjohet interesi i qytetarëve pavarësisht ideologjisë së majtë apo të djathtë. Ai e tha këtë pasi Andi Bushati e cilësoi premtimin e Belind Këlliçit si një premtim me ideologji të majtë.

I ftuar në emisionin “Noë”, në Euronews Albania Kikia shtoi se e majta në Shqipëri ka kapur ekstremet e të djathës e sipas tij ajo ka privatizuar çdo gjë, aeroporte, reparte shërbime spitalore etj.

“Nëse kthejmë kokën nga ana tjetër, nga ajo e ashtuquajtura e majtë, e majta ka kapur ekstremin e të djathtës. Ajo ka privatizuar aeroportet, portet dhe bazat ushtarake, autostradat, shërbimet spitalore, mensat, gjithçka. Ndaj unë mendoj se nëse ka politike që mund të jenë tërësisht sociale por që çojnë në përmirësimin e standardit të jetesës dhe shërbimeve unë mendoj se duhet parë me prioritet interesi i qytetarëve.

Se sa mund të realizohet kjo, shqiptarët janë përballur shpesh me premtime bombastike, ka qenë ai i qeverisë aktuale për shërbime shëndetësore falas, i cili është ligjërisht, por shqiptarëve në pjesën më të madhe u duhet të marrin kredi për të shpëtuar kokën sepse nuk gjejnë qetësi nëpër spitale ku gjithmonë pajisjet e reja prishen”,-tha gazetari Mentor Kikia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026