“Premtimet e fushatës”, Andi Bushati kritikon Këlliçin: Jam i majtë por…

29 Mars 2023 | 21:29

Andi Bushati i ftuar në emisionin “Now”, në Euronews Albania tha se premtimi i Belind Këlliçit për transport publik falas i duket një premtim joshës për fushatën.

Sipas tij Këlliçit i duhet të tërheq vëmendjen me premtime të tilla pasi kundërshtari i tij në Tiranë është shumë i pushtetshëm mediatikisht. Megjithatë Bushati ka shtuar se si premtim transporti falas i pëlqen pasi ai ka një koncept të ideologjisë së majtë.

“Unë nuk jam ekspert i transportit publik. Mua më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit, Këlliçi ka nevojë të bëjë diçka për të krijuar debat rreth vetes. Aty ku unë kam objeksion, unë si i majtë jam për transport falas në këtë qytet, por nuk besoj se masa që propozohet nga Belindi si kandidat i të djathtës, është koherente me të.

Po të shikosh fjalorin diskursin, qeverisjen e fundit të Partisë Demokratike, është qeverisje e vogël dhe privati, kontrolli mbi privatin, jo marrja e kompanive publike që marrin para nga bashkia. Ti nuk do ja lësh tregut, ti do vendosësh disa kompani që do japin biletën falas dhe këto kompani paratë do i marrin nga bashkia”,-tha Andi Bushati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sekretari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së thirrje emigrantëve: Të kërkojnë status të përhershëm ose të largohen

Emigrantët në SHBA me status të mbrojtjes së përkohshme duhet të kërkojnë qëndrim të përhershëm ose leje qëndrimi, tha Markwayne Mullin, sekretari i Sigurisë Kombëtare,...
10:14 | 29/06/2026

Protestë masive në qendër të Serbisë, dominojnë mesazhet për Kosovën

Nën sloganin “Gjithçka shihet në Vidovdan”, të dielën në Kralevë – pjesa qendrore e Serbisë – u mbajt një protestë e organizuar nga studentët që...
08:59 | 29/06/2026

Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare

Në një skenë të huaj, nën dritat e Sanremos, nuk u dëgjua thjesht muzikë… u dëgjua zemra e Shqipërisë që rrihte fort. Azgan Haklaj, së...
21:00 | 28/06/2026