Premtimi i Ramës për pagat, Meta: Propagandë! Po dhunon hapur Kodin Zgjedhor
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar premtimet e fundit të kreut të qeverisë Edi Rama i cili tha se do të ketë rritje pagash mesatare.
Në një deklaratë për mediat, Meta nënvizoi se kryeministri po dhunon hapur Kodin Zgjedhor.
Sipas tij premtimet e bëra së fundmi, janë vetë propagandë për zgjedhjet.
“Ai doli thjesht dhe vetëm për të manipuluar me premtime boshe shqiptarët. Ajo që shqiptarët e kanë provuar se qeveria Rama ka rritur koston e jetesës, ndërsa rrogat dhe pensionet gjatë 10 viteve të tij kanë pasur rritjen më të ulët se kurrë ndonjëherë. Është fakt se teksa në periudhën 2005-2-10 u rritën, ky që premtonte rritje. Nga vitit 2013 deri në 2022 u rritën çmimet në mënyrë galoponte.
Është fakt se në qeverisjen e Ramës pagat minimale dhe mesatare janë më të ulëta në rajon dhe në vendet e tjera. Pse priti muajin prill për dhënien e lëmoshës për pensionistët kur të ardhurat që ka mbledhur shteti i kishte që në fund të dhjetorit të 2022-it.”, tha Meta.
LEXONI GJITHASHTU:
Shpërthen një pajisje ndezëse jashtë një ndërtese federale në Manhattan, arrestohet i dyshuari (VIDEO)
Liqeni dhe klima e freskët tërheqin turistët, Pogradeci mbushet me pushues
Opozita bllokoi foltoren, Kuvendi miraton kërkesën e Ballës për shtyrjen e raportimeve të institucioneve kushtetuese
- 17:57 SHBA akuzon Kubën për spiunazh
- 17:48 Temperaturat deri në 48 gradë Celsius, cili vend është përfshirë nga vapa ekstreme
- 17:43 Shpërthen një pajisje ndezëse jashtë një ndërtese federale në Manhattan, arrestohet i dyshuari (VIDEO)
- 17:41 Bullgaria shqyrton kërkesën e SHBA-së për vendosjen e tetë avionëve amerikanë
- 17:35 Mbi 900 viktima nga Ebola në Kongo
- 17:26 Kush janë vëllezërit Tate, të arrestuar për dhjetëra akuza për ngacmime seksuale?