Ervin Bushati: PS është e sigurt për fitoren, ka organizim më të mirë se PD
Ervin Bushati është shprehur i sigurt se Partia Socialiste do të fitojë zgjedhjet vendore të cilat pritet të zhvillohen më 14 maj.
I ftuar në Euronews Albania ai tha se ndryshe nga Partia Demokratike e cila punon më tepër në fushatë, Partia Socialiste punon çdo ditë si milingona, ndaj e ka të sigurt fitoren.
“Partia Socialiste është e sigurt në fitore, do ketë çmime ngushëlluese për Partinë Demokratike, por Partia Socialiste ka dy kushte se pse punon. E para është një parti e strukturuar dhe e ka organizimin shumë herë më të mirë se Partia Demokratike, e ka pasur gjithmonë.
Partia Demokratike funksionon më shumë me frymë në fushatë, Partia Socialiste punon përditë si milingona. Ajo është mësuar të punojë dhe do të punojë bindshëm edhe për ta demoralizuar, denigruar dhe për ta fragmentuar sa më shumë opozitën edhe për 2025”,-tha për Euronews Albania ish-deputeti socialist Ervin Bushati.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve