Gjysmëfinalet e kupës | Vllaznia përballet me Egnatian, Tirana me Teutën

30 Mars 2023 | 20:18

Vllaznia-Egnatia dhe Tirana-Teuta janë dy gjysmëfinalet e kupës së Shqipërisë. Këto janë çiftet e prodhuara pas shortit të hedhur mesditën e së enjtes në ambientet e stadiumit ‘Air Albania’.

Të pranishëm ishin Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, shefi i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, përfaqësuesit e klubeve

Më 26 prill do të zhvillohen ndeshjet e para, ndërsa më 11 maj ato të kthimit, ku do të përcaktohet çifti finalist. Tirana e drejtuar nga Orges Shehi vjen në këtë fazë të kupës pas eleminoi Kastriotin, në dy përballje të dominuara plotësisht nga bardheblutë. Vllaznia eleminoi skuadrën tjetër kryeqytetase Partizanin, ku në ndeshjen e dytë nuk munguan polemikat.

Pas një rikthimi të mirë në kampionat edhe Teuta kërkon lavdinë në kupë, ku tashmë është vetëm dy ndeshje larg finales. Surpriza e këtij sezoni është padyshim Egnatia, një skuadër kompakte dhe me synimin kryesor mbërritjen në kupat e Evropës.

Ndërkohë Superliga Shqiptare rikthehet të shtunën dhe të dielën me 5 përballje interesante.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026