Publikonin diskutime rreth Islamit në YouTube, anëtarët e Al-Tajdeed dënohen me burg
Tre anëtarë të një shoqërie fetare dhe kulturore në Bahrein që mbron diskutimin e hapur të çështjeve islame janë dënuar me burg. Ata u ndoqën penalisht sipas një ligji që kriminalizon “talljen” e ndonjë prej teksteve fetare të njohura të Bahreinit, të cilat përfshijnë Kuranin dhe Biblën.
Grupet e të drejtave të njeriut thonë se burrat u persekutuan për shprehjen e të drejtës së tyre për fjalë dhe besim të lirë. Shoqëria tha se rasti kishte nxitur dhunën kundër anëtarëve të saj.
Në një seri programesh të postuara në YouTube, nga shoqëria Al-Tajdeed ka ngritur pyetje mbi teorinë juridike islame dhe opinionet e lëshuara nga klerikët islamikë.
Grupi i përket myslimanëve shiitë, i cili përbën shumicën e popullsisë së Bahreinit, megjithëse familja në pushtet është myslimane sunite.
Por klerikët e shquar shiitë kanë qenë armiqtë më të hapur ndaj organizatës, duke denoncuar punën e saj si blasfemi dhe duke bërë thirrje që anëtarët e Al-Tajdeed të përjashtohen.
Sipas BBC, së fundmi kundër grupit u paraqit një padi, ku prokuroria tha se çështja ishte ngritur “në mbrojtje të fesë sonë të drejtë” dhe “për të parandaluar rebelimin brenda shoqërisë”. Ajo kërkoi dënimin maksimal sipas ligjit të Bahreinit.
Al-Tajdeed, që do të thotë rinovim në arabisht, u përgjigj duke thënë në gjykatë: “Mendimet duhet të sfidohen me mendime dhe fjalët nuk duhet të shtypen nga autoriteti i ligjit”.
Gjykata tani ka dënuar tre të pandehurit, Jalal al-Qassab, Redha Rajab dhe Mohammed Rajab, me një vit burg dhe një gjobë. Dënimi është pezulluar, në pritje të apelit.
Al-Tajdeed ka thënë se çështja gjyqësore ka përkeqësuar një fushatë ekzistuese në xhami dhe në mediat sociale, duke inkurajuar dhunë verbale dhe fizike kundër anëtarëve të saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.