Gjimnaz për nxënësit që nuk dëgjojnë, 20 nxënës janë të regjistruar në vitin e parë
Nxënësit që nuk dëgjojnë kanë për herë të parë një shkollë të mesme të dedikuar për ta në gjuhën e shenjave.
20 nxënësit e parë, kanë nisur procesin mësimor që në shtator të vitit 2022. Ata kanë të njëjtin program si në të gjitha shkollat normale por mësimi për to është në gjuhën e shenjave.
“Tani ato kanë të drejtën të vazhdojnë arsimin e mesëm të lartë pranë institutit të nxënësve që nuk dëgjojnë, nuk janë të detyruar të shkojnë në shkolla të zakonshme dhe të bëjnë diçka që nuk i ndihmon shumë, por vijnë në shkollë të specializuar për to”,-tha Orjola Idrizi, Drejtore e institutit të Nxënësve që nuk Dëgjojnë
Për mësuesit e vjetër, hapja e programeve të arsimit të mesëm ishte një domosdoshmëri.
“Disa prej fëmijëve tanë të talentuar në fushën e pikturës kanë arritur të vazhdojnë dhe liceun, por numri ishte i kufizuar, hapja e shkollës së mesme ju jep mundësinë të marrin një drejtim në tik”- tha Evis Gazheli, nëndrejtoresha e institutit.
Kamera e Euronews Albania, ndoqi një ditë mësimi në këtë institute. Mësimi në gjuhën e shenjave është një sfidë për mësuesit, të cilët janë të certifikuar.
“Lëndët që zhvillojnë janë njëlloj me shkollat e zakonshme dhe të japësh lëndët e vështira në gjuhën e tyre është e vështirë , por sa e vështirë është aq e bukur aq sfidë, të gjitha bashkë”,-tha Renata Zela, mësuese.
Në arsimin e mesëm por edhe atë 9-vjeçar, në këtë institute nxënësit profilizohen edhe në zanate. Djemtë kanë zgjedhur kryesisht zdrukthëtarinë.
“Shumë breza që kanë mbaruar këtu punojnë në profesion marangoz në rrethe, vijnë këtu më tregojnë kemi bërë ketë atë, ndërsa vajzat i gjejmë tek klasa e parukerisë”,-tha Ferdinand Keçi, mësues.
Në Institutin e Nxënësve që nuk Dëgjojnë, aktualisht e frekuentojnë 60 nxënës, 40 prej të cilëve i përkasin arsimit 9-vjeçar dhe 20 atij të mesëm. Në ditë të veçanta, instituti ofron dhe kurse për prindërit që duan të komunikojnë të mësojnë gjuhën e shenjave.
LEXONI GJITHASHTU:
“Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj
I akuzuar si pjesë e grupit të Luçiano Kuçekut, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama
Rama reagon për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
- 07:36 Macron: Nuk besoj se lufta midis SHBA-së dhe Iranit ka mbaruar plotësisht
- 07:34 Meksika është e para që siguron fazën eliminatore të Kupës së Botës
- 07:30 Xhaka shënon gol ndaj Bosnjë-Hercegovinës, hesht kritikët
- 22:36 Momente tensioni në Kaliforni, surfisti shpëton paq nga peshkaqeni (VIDEO)
- 22:30 Neymar do të mungojë në ndeshjen e dytë të Brazilit në Kupën e Botës, shkak dëmtimi në pulpë
- 22:27 Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin: Kushedi si do rrotullohej Mit’hat Frashëri kur të shikonte këta dy