“E shkel ndonjëherë gazin”, Gonxhe tregon rrugën: Nga shtëpia në punë për 7 minuta

31 Mars 2023 | 21:25

Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe tha në “Barometri” se për shkak të unazës rruga që ai vetë bën është shkurtuar shumë. Ai tha në Euronews Albania se nga zona ku jeton në punën e tij tashmë mund të shkojë për 7 minuta nëse ndonjëherë “shkel edhe gazin”.

“Unë banoj në Bathore diku këtu lart në Sauk në një kompleks të vogël pallatesh. Më para kjo zonë ishte e dënuar të shkonte për në Tiranë nga kopshti zoologjik, në Komunën e Parisit, shkonim në Vasil Shanto, pastaj duhet të shkoja spërdredhur drejt punës që do bëja. Kjo rrugë më merrte 25, 35 minuta.

Sot unë dal marr unazën dhe jam tek parku për shkak të unazës dhe daljes që bëhet nga unaza atje, jam për maksimumi 7 minuta, duke shkelur ndonjëherë edhe gazin në makinë dhe kthimi nuk është më problem. Nëse do kishim unazën e plotë krejtësisht të përfunduar do e lironin shumë”,-tha për Euronews Albania, Blendi Gonxhe.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025