Kandidatja e PD në Vaun e Dejës-Berishës: Zoti non grata nuk bashkëpunoj me ju

1 Prill 2023 | 13:19

Kandidatja e Partisë Demokratike në Vaun e Dejës, Klomentina Drini ka shkruar në faqen e saj në Facebook një mesazh për Sali Berishën, duke iu drejtuar si “zoti non grata” dhe duke i treguar publikisht se nuk bashkëpunon me të.

Ajo tha se pas atij mesazhi është në pritje të sulmeve, por sidoqoftë nuk do qëndronte pa i sqaruar Berishës së është pro amerikane, pro europiane dhe pro Mbretërisë.

“Koha dhe veprat e kanë vërtetu qëndrimin tim ! Unë jam historikisht me Partinë Demokratike! Partia Demokratike , nuk është një parti Kryetari që qon ujë në mulli të Ilir Metës, por një PD vlerash, e hapur për të gjithë ata që ndajnë të njëjtat ide dhe parime të djathta, me orientim qartësisht të fortë pro amerikan, pro perëndimor, me një program modern, vizion e thjeshtësi duke përfshirë në radhët e veta gjithkënd që ndan të njëjtat interesa dhe filozofi politike,” – u shpreh Drini.

Sipas saj pjesëmarrja në garën elektorale është e vendosur dhe asnjë lloj presioni apo bashkëpunimi nuk do e kthejë pas.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026