Deklarata e fortë e aktorit Morina: Politika na ka kërcënuar
Aktori Ardian Morina rrëfeu në një intervistë për Euronews Albania vështirësitë e sjelljes në skenë të shfaqjeve kritike.
I pyetur nëse politika shfaq interes për të ndjekur shfaqje të tilla, ai tregoi se kanë marrë edhe kërcënime nga politikanë të Kosovës.
“Kryesisht ata që janë në opozitë vijnë më shpesh t’i shohin shfaqjet, ndërsa kur vijnë në pushtet është pak më rrallë. Kemi pasur disa herë edhe kërcënime në varësi të temës që ne trajtojmë. Më kujtohet në vitin 2011 ‘Fluturim mbi teatrin e Kosovës’ dhe nuk na dhanë hapësirën për ta bërë duke qenë se qendra multimedia nuk ka një hapësirë të vetën dhe funksionon brenda teatrit Oda. Për një kohë të gjatë ka pasur një hapësirë shumë të vogël shfaqjet detyrimisht duhet të luheshin në Teatrin Kombëtar sepse nuk kemi pasur hapësira të tjera,” – u shpreh aktori.
Morina shtoi gjithashtu se i kanë larguar nga teatri duke mos ju dhënë hapësirë për të luajtur në skenë shfaqje që kanë qenë kritike ndaj politikës.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhunohet gazetari i Euronews Albania nga truprojat e Albin Kurtit
Avokati i Haklajve për kallëzimin ndaj Berishës: Kemi dorëzuar si provë një video…
“Berisha krijoi përçarje”, Drini: S’e menduam që arrinim deri në këtë pikë
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq