“Hetimi për Ahmetajn, jo profesional”, Rumano: Duhet të saktësohet fakti penal

1 Prill 2023 | 21:29

Avokati Gentian Rumano tha në emisionin “Review”, në Euronews Albania se mënyra se si kanë vazhduar hetimet për ish-zëvendës kryeministrit Ahmetaj është jo profesionale.

Sipas avokatit çështja për Ahmetajn është parashtruar në gjykatë pa u saktësuar më parë fakti penal.

“Vendimi gjyqësor i gjykatës në seancë paraprake vendosi ta kaloje çështjen në gjykim edhe me pretendimin se faktin penal duhet ta verifikojmë gjatë shqyrtimit gjyqësor. Kjo nuk është e lejuar ligjërisht. Ligji nuk ta lejon. Ndaj është bërë gjithë ky rregullim për kodin e procedurës penale për ta saktësuar këtë çështje në fazën e seancës paraprake. Në seancën paraprake kjo ka ndodhur në shumë procese, është shumë problem me disa prokurorë që parashtrojnë para gjykatës çështjen pa thënë se kush është fakti penal. Kjo është jo profesionale!”-tha avokati Gentian Rumano.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026