Çeshtja “McGonigal”| Beci: Të isha ne vend të Dumanit do hetoja faktin penal
Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, foli në studin e Review në Euronews Albania në lidhje me takimin informal që kreu i SPAK, Altin Dumani, pati me gazetarët këtë javë ku foli për disa nga çështjet më të bujshme të drejtësisë.
Duke u ndalur te çështja “McGonigal”, Beci tha se po të ishte në vend të Dumanit do të kishte nisur një hetim në lidhje me faktin penal, për të hetuar shkeljet e ish-zyrtari të lartë të FBI-së, që ai mund të ketë në territorin e Shqipërisë në bashkëpunim me personat që ka takuar këtu.
“SPAK kishte shumë hapësira për të kryer një hetim për sa i përket faktit penal. Hetimi për të realizuar procesin e të provuarit të një fakti penal mund të kishte juridiksion dhe të SPAK-ut, pasi ka shtetas shqiptar të dëmtuar. Mund të kryheshin veprime të ligjshme apo të paligjshme të këtij shtetasi në Shqipëri.
Po të isha në vend të Dumanit nuk do isha në studio, do isha te takimi informal dhe do thosha po kam regjistruar procedim për Mgonigal sepse duhen kryer të gjitha veprimet e mundshme.
Për 1 javë duhej nisur letra ndaj FBI-së për të parë nëse ka krime të kryera nga ky person në Shqipëri kundrejt shtetasve shqiptarë, pasi në media po aludohet për gjobvënie. Nuk do hetohej ish-zyrtari i FBI-së, por fakti penal, pasi ka përgjegjës shumë persona shqiptarë që kanë bashkëpunuar me këtë njeri që mund të kenë kryerr vepra penale, si ajo e gjobvënies.
Dhe mbi të gjitha për t’i dhënë përgjigje opinionit publik mbi kallëzimin e një subjekti politik që ka 15 ditë që ka kaluar afati”, tha Beci.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq