Kosova në protestë për UÇK-në, gazetari Kosovë Gjoci zbulon shifrat e pjesëmarrjes
Korrespondenti i Euronews Albania, Kosovë Gjoci tha për “Review” në Euroneës Albania se pjesëmarrja në protestën për UÇK-në ka qenë masive.
Sicc raportoi ai, ka pasur një numër të madh qytetarësh që kanë dalë të marshojnë në emër të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në qelitë e paraburgimit në Hagë.
“Ka një kohë të gjatë që s’kemi parë njerëz aq shumë. Zyrtarisht, sipas policisë është thënë se kanë qenë diku te 70 mijë njerëz, ndërkohë sipas organizatorëve numri i tyre ka shkuar deri në 100 mijë. Duhet të themi me të vërtetë se ka pasur një numër shumë të lartë të njerëzve nga të gjitha vendet e Kosovës,” – u shpreh Gjoci.
Në Prishtinë u zhvillua sot një marshim solidarizues në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre që ndodhen në Hagë.
Ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli kanë deklaruar se ish-krerët e UÇK-së nuk po përballen me akuza dhe procese gjyqësore për shkak të emrave të tyre të përveçëm, por sepse emrat e tyre lidhen me luftën e Kosovës për liri.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve