Krahasoi Ramën me Putinin, deputeti i PS- Shabanit: Do ishe në burg të ishin njësoj

3 Prill 2023 | 17:36

Kreu i nismës ‘Thurje’ Endrit Shabani ishte i ftuar këtë  të hënë në Euronews Albania, ku  u shpreh se mënyra sesi është administratuar Shqipëria prej 10  vitesh nga kryeministri Rama ngjason me mënyrën se si Vladimir Putini ka udhëhequr Rusinë.

Ky koment nuk u prit mirë nga deputeti socialist, Arben Pëllumbi i cili i tha Shabanit se nëse çfarë ai tha do të ishte e vërtetë, ai do të ishte në burg tashmë. Sipas Pëllumbit, nuk ka ngjashmëri të Ramës me Putinin sa kohë që opozita në Shqipëri është e lirë të dalë e të flasë në çdo media.

Pjesë nga debati:

Endrit Shabani: Po ta shikosh Shqipërinë që drejton Edi Rama prej 10 vitesh dhe Rusinë e Putinit, do shohësh që Shqipëria sot në drejtimin e Edi Ramës, i ngjan më  shumë administrimit që i  bën Putini se ç’bën një vend demokratik si Franca, Italia,  SHBA. pra duhet parë në kontekst e gjitha kjo. Këtu hajduti thërret kapni hajdutin. këta janë në një nivel. është shumë interesante ironia që këta i marrin lekët  Rusisë për të dalë në foto  me presidentin Amerikan dhe t’i thonë popullit jemi pro perëndimor.

Arben Pëllumbi: Zoti Shabani më vjen keq për logjikën që përdorët, por po të ishte Rama si Putini ti do ishe në burg tani, siç ndodh në Rusi.

Endrit Shabani: Pra po më kërcënoni dhe me burg tani!

Arben Pëllumbi: Për sa kohë e gjithë opozita del në çdolloj media, e flet si të dojë, unë nuk e shikojë këtë ngjashmërinë e fortë që thoni ju.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024