Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, pyetja e dëshmitarëve do fillojë më 11 prill

3 Prill 2023 | 18:25

Gazetari Xhemajl Rexha, i cili pati mundësinë të hynte në ambientet e  Gjykatës Speciale në Hagë, ku u mbajt këtë të hënë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të  Kosovës tha se këtë javë pritet të zhvillohen edhe dy seanca të tjera, ndërsa pyetja  e dëshmitarëve do tëfillojë më 11 prill, pra javën e ardhshme.

Në Gjykatën Speciale nisi këtë të hënë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilët Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se kanë kryer krime lufte.

Pas një procedure të gjatë paragjyqësore, për gati tri vjet, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, dolën para trupit gjykues.

“Marrja në pyetje e dëshmitarëve do të nisë javën tjetër më 11  Prill. këtë javë do të jenë tre seanca, ishte kjo që sapo përfundoi, një seancë do jetë nesër e tjetra pasnesër. Javën tjetër do nisë marrja në pyetje e dëshmitarëve nga zyra e prokurorit. Janë mbi 120 dëshmitarë të paraqitur, shumica e tyre do jenë dëshmitarë të mbrojtur dhe identiteti i tyre nuk do të mësohet asnjëherë, për shkak të frikës që kanë për të dëshmuar për ato që kanë kaluar nëpër tortura.

Disa prej tyre janë edhe familjarë të atyre që sipas akt-akuzës janë vrarë gjatë kësaj periudhe. Mbrojtja do ta përdor si argument kryesor faktin që Ushtria Çlirimtare e Kosovës  ishte një njësi guerile, ushtarët nuk merrnin urdhra apo nuk i bindeshin hierarkisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo do të jetë një përpjekje për të larguar edhe përgjegjësinë ndaj katër të akuzuarve”,-tha për Euronews Albania gazetari Xhemajl Rexha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023