Gurthemeli i Korridorit 8, Maqedonia e Veriut do ndërtojë nga Tetova-Qafë Thanë
Sot pritet të vendoset gurthemeli i Korridorit 8 dhe 10-D në pikën pagesore Tetovë-Gostivar.
Në aksin e parë Tetovë-Gostivar, në gjatësi totale prej 17.50 km dhe gjerësi 10.75 m, vlera e parashikuar e punimeve të ndërtimit pritet të arrijë shumën e 125 milionë eurove.
Për aksin e dytë dhe të tretë, Gostivar-Bujkoçan dhe Trebenishtë–Strugë–Qafëthanë, vlera e parashikuar e punimeve ndërtimore në total pritet të jetë 1.3 miliardë euro. Sipas zyrtarëve po shqyrtohen edhe disa variante shtesë në pikën kufitare Qafëthanë, siç është ndërtimi i një tuneli të përbashkët me Shqipërinë për të shkurtuar kështu rrugën për 20 km. Ekspertë të ekonomisë theksojnë se ndërtimi i Korridorit 8 dhe 10-D paraqet një investim të rëndësishëm kapital me përfitime të shumta ekonomike. Ky projekt vlerësohet edhe për rëndësinë gjeostrategjike.
Pjesë e Korridorit 8 që duhet ndërtuar është autostrada Tetovë-Gostivar – Kërçovë- Bokujçan -Strugë – Qafëthanë, përderisa Korridori 10-D do të lidhë Prilepin me Manastirin. Korridori 8 do të shtrihet në gjatësi prej 68 km përmes një autostrade me 6 korsi, kurse Korridori 10-D do të shtrihet në gjatësi prej 40 km. Korridori 8 së bashku me atë 10D në tërësi janë 110 kilometra autostradë, që pritet të përfundojë më 31 dhjetor 2027, pra për 4 vite e 7 muaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës