Polonia bëhet gati për luftë, analisti sqaron përballjen me Rusinë

4 Prill 2023 | 11:44

Emilio Çika, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, është shprehur se lufta në Ukrainë ka unifikuar qëndrimet e NATO-së, ndërsa shtoi se shtetet e aleancës janë të angazhuara kundrejt sigurisë europiane.

Këtë e tha në një intervistë për Euronews Albania, ndërsa u pyet për një përgatitjen e mundshme të Polonisë për luftë.

Eksperti tha ndër të tjera se Polonia ka qenë një zë i fortë për reagimet e ashpra ndaj Rusisë.

“Lufta në Ukrainë, unifikoi qëndrimet e NATO-së. Ishte një lëvizje e detyrueshme për vendet që ishin në kufi me Federatën Ruse për të marrë masa dhe t’i bashkoheshin një aleance të madhe ushtarake që do siguronte kufijtë e tyre. Shtetet e NATO-së janë të angazhuara kundrejt sigurisë europiane.  Nuk mendoj se do të kemi një zhvillim me armatime. Nëse do të kemi një zhvillim të tillë do të kemi përplasje të Federatës Ruse dhe NATO-së. Zhvillime do të kenë strategjitë ushtarake.

Hungaria ka mbajtur pozicione të qarta që në fillimin e luftës në Ukrainë. Ajo ka vendosur prioritetet e saj kombëtare shumë më shumë se politikat e përbashkëta të BE-së. Polonia ka mbajtur qëndrime të ashpra ndaj Rusisë. Hungaria rrezikohet më shumë nga Rusia nëse përkeqësohet situata luftarake. Polonia ka qenë një zë i fortë për reagimet e ashpra ndaj Rusisë”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026

Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë

E ftuar në një lidhje live në Euronews, me gazetaren Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja paralajmëroi për një valë të fortë të nxehti në ditët...
10:15 | 16/06/2026

Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin

Një ditë më parë, një grup aktivistësh të shoqërisë civile, pjesëmarrës së bashku me ish-kreun e KQZ-së, Kristaq Kume, dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve...
11:24 | 10/06/2026