Rikthehet Kupa e Italisë, Juventusi përballë Interit në gjysmëfinale
Gjysmëfinalja e parë e kupës së Italisë, ajo mes Juventusit dhe Interit luhet mbrëmjen e sotme në Allianz Stadium. Skuadrat u kanë dhënë fund përgatitjeve, ndërsa në orën 21 zbresin në fushën e lojës.
Bardhezinjtë e udhëhequr nga Maksimiliano Alegri e shohin kupën si një shpëtim që i çon drejt kompeticioneve Evropiane. Përballja pritet të jetë e luftuaru për faktin se edhe Interi rrezikon të mbyllë sezonin pa një nga 3 trofetë e rëndësishëm, në rast të një dështimi në kupë e Çempions, për faktin se Napoli është shumë pranë fitimit të kampionatit.
Pogba pritet të mugojë edhe në këtë përballje të parë gjysmëfinale, ndërsa Bonuçi e Kieza janë në dyshim, edhe pse janë parë të stërviten me skuadrën. Në anën tjetër, turku Çalhanollu, Shkriniar e D’Ambrozio nuk janë në dispozicion të Inzagit. Në dyshim është vetëm mbrojtësi i majtë Di Marko.
Kujtojmë se Interi e Juventusi janë përballur me njëra-tjetrën në finale e shkuar të kupës, ku zikaltrit triumfuan në kohën shtesë.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat me Izraelin janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar