Sipërmarrësja: Papagajtë mund të kenë inteligjencën e një fëmije 4 vjeç

5 Prill 2023 | 07:38

5 prilli është caktuar si dita simbolike e zogjve, gjatë të cilës të rinjtë, abientalistët apo ata që kujdesen për zogjtë japin kontributin e tyre modest për mbrojtjen e zogjve dhe shpendëve në përgjithësi, duke vendosur fole apo edhe ushqime sidomos në ato zona ku dimri ikën shumë vonë dhe ushqimi në natyrë është pothuajse i mbaruar.

Lajza Koxha, sipërmarrëse në një dyqan zogjsh tregoi në emisionin GoodMorning Albanians se disa lloje zogjsh siç janë papagajtë, bëhen të zhurmshëm në momentin që nuk u jep vëmendje.

Ajo tha se disa lloje papagajsh mund të arrijnë inteligjencën e një fëmije 4 vjeç dhe me mund të komunikohet shumë kollaj.

“Papagajtë ka nga ata që mund të trajnohen që të komunikojnë përmes një melodie ose përmes përsëritjes së fjalëve. Ka edhe disa lloje papagajsh të quajtur African Grey që arrijnë inteligjencën e një fëmije 4 vjeç dhe me ta mund të komunikosh shumë normal”, tha sipërmarrësja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024