Respiratorët kinezë gjatë pandemisë, dënohet me 4 vjet burg kryeministri i Bosnjës

5 Prill 2023 | 11:06

Kryeministri i Federatës së Bosnje e Hercegovinës, Fadil Novalliç, u dënua me katër vjet burg për korrupsion në rastin e blerjes së respiratorëve kinezë gjatë pandemisë COVID-19.

Gjykata në Bosnje e Hercegovinë shpalli dënimin e shkallës së parë kundër Novalliçit më 5 prill, ashtu si edhe kundër të të pandehurve të tjerë në këtë rast: kreut të shkarkuar të Mbrojtjes Civile të Federatës së Bosnje e Hercegovinës, Fahrudin Sollak, dhe pronarit të kompanisë bujqësore “Srebrena Malina”, Fikret Hoxhiç.

Sollak u dënua me gjashtë vjet burgim dhe Hoxhiç me pesë.

Kompania “Srebrena Malina” gjithashtu do të duhet të paguajë kompensim në vlerë prej 100 mijë eurosh.

Novalliç nuk u paraqit në seancën e dhënies së dënimit.

Ai është akuzuar se ka hartuar një plan për të përdorur para nga buxheti i vitit 2020 për blerjen e mjeteve dhe pajisjeve për të luftuar coronavirusin.

Ai është bashkuar me Sollakun dhe Hoxhiçin “për të siguruar përfitime materiale” që më pas do t’i ndanin mes tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026