“50 mijë na bën 1 ilaç”- Pensionistët tërheqin bonusin, shumica të pakënaqur

5 Prill 2023 | 21:11

Bonusi i muajit prill prej 5 mijë lekësh për pensionistët ka nisur të shpërndahet në qytetin e Elbasanit. Në radhë për të marrë bonusin, të moshuarit shprehen se kjo shumë është pamjaftueshme për të mbuluar nevojat që kanë.

“Kjo është një shaka që bën Edi Rama me njerezit me popullin. Si është e mjaftueshme ajo sështë nje medikament që marrim ne…një medikament është 50 mijë lekë. Komplet joshje, gënjejnë njerëzit për të marrë një votë”, tha për kamern e Euroneës një pensionistë.

Ndërkohë që një e moshuar tjetër, tha se nuk e mori dot bonusin këtë të mërkurë dhe i duhet të shkojë sërish ditën e nesërme.

“Më tha nuk ka lekë sot, do vijme nesër, ca do bëjmë me 5 mije lekë ne ku do shkojmë”, tha ajo

Ka dhe nga ata të cilët janë të kënaqur: “Shumë e mjaftueshme, paguaj, ha mishin, më del pensioni më është rritur nga 120 ka vajt 200 e ca me del janë mjaftueshëm”.

“Po aq sa është, është e mirëseardhur, asnjëherë nuk mjaftojnë, por eshte e mireseardhur”, ha një tjetër.

Afati i tërheqjes së shpërblimit është 36 muaj dhe pensionistët mund ta tërheqin kur të duan.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026