Gazetarja Alishani: Fjalimi i Jakup Krasniqit patetik dhe hipokrit
Gazetarja Alba Alishani deklaroi në “Now me Erla Mëhillin” se fjalimi i Jakup Krasniqit në Hagë iu duk pattik, hipokrit dhe i pavërtetë.
Sipas saj, dëshmia e Krasniqit po përdoret pa takt në një moment shumë delikat për Kosovën dhe integritetin e UÇK-së.
“Fjalimi i zotit Krasniqi ishte hipokrit, ishte patetik dhe ishte i pavërtetë. Ai pretendoi që nuk do duhen përdorur qëndrimet e tij publike, pretendoi që librat të cilët i ka shkruar nuk do duhen përdorur dhe se janë keqpërdorur nga akuza. Ai thotë që në mesin e tyre paska pasur sajesa. Flet për propagandë që do të rriste respektin dhe autoritetin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Propaganda në shekullin 20 përkufizohej si një mendësi manipuluese për të prezantuar diçka që nuk është për përfitime të caktuara, pra të manipulosh disi.
Zoti Krasniqi, fare me pakujdesi e përdor sot në një moment kaq delikat nominalisht për veten, individualisht për të, për Kosovën, për integritetin e UÇK-së, termin propagandë dhe mospërdorje e librave që ka shkruar vetë,” – u shpreh Alishani.
LEXONI GJITHASHTU:
Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues
SPAK mbyll hetimet për fraksionin tjetër të dosjes “Metamorfoza”, çon për gjykim 9 persona
Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet
- 17:03 Presidenti i Libanit takim me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, në fokus çarmatimi i Hezbollahut dhe tërheqja e Izraelit
- 17:02 Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues
- 16:50 Vatër zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës, forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)
- 16:43 Partia Fidesz e Orban: Prokuroria bastisi serverët dhe bazat tona të të dhënave
- 16:42 SPAK mbyll hetimet për fraksionin tjetër të dosjes “Metamorfoza”, çon për gjykim 9 persona
- 16:35 Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet