Veliaj për aksidentet: Përplasje me autobusë ndodhin edhe në Paris, kemi 400 copë
Kryebashkiaku Erjon Veliaj i ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania tha se aksidentet që kanë ndodhur me autobusët janë vijnë edhe si pasojë e shtimit të tyre. Sipas tij tashmë në kryeqytet qarkullojnë 400 autobusë gjë që e shton mundësinë e aksidenteve.
Veliaj i cili tashmë po kanidon për mandatin e tij të tretë si kryebashkiak i Tiranës tha gjithashtu se aksidente të tilla ndodhin edhe në Londër apo në Paris.
“Që përplasen autobusë në Londër dhe në Paris dhe që aksidetohen është më se normale, se kur kisha 100 autobusë kush do përplasej? Tani që ke 400 ajo duhet llogaritur është se 400 autobusë bëjnë 250mijë euro copa. 400 autobusë bëjnë 100 milionë euro, vetëm për t’i blerë autobusët. këto janë vetëm kostot operative. Prandaj them që bashkia do njerëz serioz, se harrohet që duhet paguar dhe karburanti dhe siguracionet dhe paga minimale, bankat kur ka overdrafte. Nuk është puna vetëm për të bërë xhiro një vit me autobus për të kapur ca vota”,-tha Erjon Veliaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta