Çelet ekspozita në Çarshi të Shkupit në Ditën Botërore të Artit
Dita botërore e artit në Maqedoninë e Veriut rikthen lavdinë e Çarshisë së Shkupit. Kjo zonë do të jetë një gërshetim i artit që do të prezantohet para dyqaneve të vjetra të zanateve në zhdukje.
Artistët e rinj të Maqedonisë së Veriut prezantuan vepra unike që kanë të bëjnë me zanatet e vjetra.
“Në ato qëndisje është kalldrëmi e Çarshisë ndërsa fytyrat paraqesin njerëzit nëpër Çarshi në mënyrë abstrakte,” – u shpreh artistja Gabriella Zhivkovska.
Shumë zanate të lavdishme dikur si ngjyrosja me bojë, apo ndreqja e orëve dhe bërja e kapeleve me dorë, tani janë thuajse relike.
“Momentalisht kemi mbetur vetëm tre vetë në Çarshi. Në kohën e Jugosllavisë për shembull në vitin 1983 kur e hapa dyqanin kemi qenë 50 sahatçinj vetëm në Shkup ndërsa tani kemi mbetur vetëm 12,” – tha zejtari Fadil Idrizi.
Ekrem Neziri po mban gjallë biznesin 120-vjeçar të familjes së tij për ngjyrosur me metoda të vjetra, ndërsa shpreson t’ja kalojë biznesin djalit të tij.
“Këtë zanat e kemi trashëgim prej familjes. E duam, punojmë nga pak. Nuk është puna siç ka qenë më herët por po punojmë nga pak,” – tha zejtari.
Zejtari Neziri i dhuroi ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer një palë çorape tradicionale shqiptare si për ti kujtuar vlerat e Çarshisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Ambasadori kujtoi se vlera e artit dhe zanateve të Çarshisë janë një vlerë që duhet kultivuar.
“Arti, përveç reflektimit të jetëve tona, komunikimit dhe kreativitetit, është edhe kontribuues i ekonomisë, prandaj BE mbështetë artin dhe krijimin e potencialit të njerëzve të rinj këtu,” – u shpreh ambasadori i BE-së në Shkup, David Geer.
Ekspozita e hapur me vepra artistike që lidhen me zanatet në zhdukje të Çarshisë do të qëndrojë e hapur për një javë.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës