Pse qytetarët s’e dinë që ka zgjedhje në 14 maj? Ekspertja: Janë lodhur nga politika
Qytetarët e Tiranës nuk i konsiderojnë aq të rëndësishme zgjedhjet lokale sa i konsideronin një muaj më parë.
Por qytetarët e Tiranës janë më të informuar për zgjedhjet lokale se sa ishin një muaj më parë pasi ata që kanë dijeni se në 14 majë ka zgjedhje nga muaj shkurt ku ishin 81% janë bërë 89.1% në mars. Ndërsa ata që kishin dijeni që ka zgjedhje lokale por nuk dinin datën kanë pësuar një rënie nga shkurti në mars me 5.9%, rënie kanë pësuar edhe ata që nuk e dinin fare që ka zgjedhje me 1.5%.
Sondazhin e ‘Barometrit’ ka komentuar ekspertja zgjedhore Gerta Meta në një intervistë për Euronews Albania.
E pyetur se përse qytetarët nuk e dinë që ka zgjedhje në 14 maj, ajo nënvizoi se shqiptarët janë lodhur nga politika.
“Pjesa që ka ende qytetarë që nuk e kanë interesin për të kuptuar pcroece3sin zgjedhor. Qytetarët e Shqipërisë ndoshta qytetarët e Shqipërisë dhe janë lodhur dhe janë mërzitur me pjesën e asaj që aktorët politikë bëjnë dhe dialogojnë me qytetarët. Ata kanë kaluar në indiferentizëm, por nuk duhet që ata ta pranojnë këtë lloj statusi, për vet faktin se arma më e fortë e tyre është vota në periudha zgjedhore. Gjithmonë është ai diskutimi i fortë që asnjëherë nuk jepet një arsye konkrete që vota në Shqipëri shitet dhe blihet lirë”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhunohet gazetari i Euronews Albania nga truprojat e Albin Kurtit
Avokati i Haklajve për kallëzimin ndaj Berishës: Kemi dorëzuar si provë një video…
“Berisha krijoi përçarje”, Drini: S’e menduam që arrinim deri në këtë pikë
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje