“PS ka dhënë donacione edhe më parë në kohë fushate”, Antuela Male sjell rastet

9 Prill 2023 | 20:55

Antuela Male e ftuar ne emisionin “Review”, në Euronews Albania tha se partia socialiste edhe më herët ka dhënë donacione në kohën e fushatës elektorale.

Vëzhguesja e KRIIK ka përmendur si shembull rastin e donacioneve të bëra në vitin 2019 në Korçë, ku Partia Socialiste bëri një donacion për rindërtimin e disa banesave të cilat u shembën nga tërmeti.

“Më lejoni të theksoj  se kjo nuk është hera e parë që Partia Socialiste bën një donacion para fushatës elektorale, në vitin 2019 në funksion të tërmetit të ndodhur në atë kohë në Floq të Korçës, partia socialiste ka bërë një donacion për ndërtimin e disa banesave në  atë fshat.

Në atë kohë raporti i auditit dhe auditi ligjor i Partisë Socialiste e ka cilësuar si problematike çështjen se partia nuk ishte shumë e qartë se si këto fonde kishin hyrë e kishin dalë nga cilado Parti Socialiste. Fondet e buxhetit të shtetit për partitë politike në funksion të fushatës elektorale  ka një qëllim të caktuar. Qëllimi është që të bëjnë fushatën përkatëse dhe të shkojnë te qytetarët shqiptarë për t’u prezantuar ofertën elektorale, nuk do duhej të ndryshohej destinacioni”, tha Antuela Male.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026