Furrat shqiptare shesin bukë “bio”! Ekspertët: Mashtrim, nuk ka bukë të tillë
Eksperti Granit Sokolaj dhe nutricionistja Enkeleda Ferrollari deklaruan për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se është mashtrim që furrat shqiptare shesin bukë bio.
Sipas tyre kjo nuk është e mundur sepse duhet të kalojë të gjitha hallkat e zinxhirit në mënyrë që të certifikohet si e tillë.
“Nëse është certifikuar në gjithë zinxhirin po, por furra këtu që prodhojnë bukë bio, pra të certifikuar bio, nuk ka. Nuk mund të jenë në të njëjtin kazan edhe bio, edhe jo bio, me të njëjtin ujë, me të njëjtin miell. Bukë bio i thonë të gjitha furrat, asaj pa maja i thonë bio,” – argumentoi Sokolaj.
“I thonë kot bio, bio është një koncept komplet tjetër,” – u shpreh Ferrollari.
Tre të katërtat e bukës së blerë nga supermarketi përmbajnë po aq kripë në një fetë sa një pako me patatina të gatshme të kripura, kanë paralajmëruar aktivistët e shëndetësisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 15:40 “Një simbol i lirisë dhe miqësisë”, Prattipati vlerëson pullën postare të Kosovës për SHBA-në
- 15:30 Zelensky: Rusia po përgatit një tjetër sulm masiv rus, NATO të marrë vendime të forta
- 15:23 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, mbërrin në Ankara për samitin e nivelit të lartë
- 15:20 Ukraina pranon mungesën e mbrojtjes, forcat ajrore: Nuk interceptuam asnjë raketë balistike ruse
- 15:14 Këshilltari i Trumpit për çështje fetare viziton Manastirin e Deçanit
- 14:57 Barack dhe Michelle Obama festojnë 28-vjetorin e vajzës së tyre të madhe, e urojnë me fotot e rralla familjare